Ajo që filloi thjesht si një mënyrë për tu "rikthyer në tokë" pas një largimi prej një dekade nga jeta në fermë në fshatin Farkë. 'Kantina Familjare Shehi' është bërë shprehja shpirtërore e përkushtimit tonë në prodhimin e verërave premium përmes bujqësisë së përgjegjshme. Ferma jonë prej 3 hektarësh ndodhet në zonën e Farkës, vetëm 3 km larg qendrës së Tiranës, 2 km larg nga mali i Dajtit dhe 1 km larg nga TEG. Tani që nga fillimi po rritet gjenerata e dytë e fermerëve të rinj , fëmijët tanë, të nxitur nga suksesi i tyre në jetën e tyre profesionale dhe dëshira jonë për të vazhduar punën e paraardhësve tanë në prodhimin e verërave!
5 vëllezër dhe familjet e tyre zgjodhën të ri-mbillnim rrënjët tona në vitin 1998 dhe të kultivonin 1 hektar vreshtë dhe 2 hektarë fermë ulliri. Vit pas viti ne zgjeruam vreshtin tonë duke mbjellë variete te rrushit si Cabernet Sauvignon, Merlot, Riesling, Sangiovese dhe varietetet shqiptare të rrushit Shesh I ZI . Tani kemi 3 ha hardhi dhe 2 ha fruta të ndryshme si mollë, shegë kumbulla etj. Ne vazhdojmë zgjerimin e fermes sonë me krenari. Përmbajtja e tokës është shkëmbore, dhe nëna natyrë bën ujitjen dhe ajrimin e saj. Ne kujdesemi të praktikojmë metoda të qëndrueshme bujqësore për të siguruar që toka te jetë e pasur nga pikëpamja mjedisore dhe me rendiment për brezat që do të vijnë.
Të vizitosh kantinën tonë është një përvojë më vete. E vendosur në fshatin piktoresk, kantina jonë ofron pamje mahnitëse dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse. Mysafirët mund të nisin turne me guida për të mësuar rreth procesit tonë të prodhimit të verës dhe për të eksploruar vreshtat tona. Ne ofrojmë gjithashtu degustime ku vizitorët mund të provojnë verërat tona të jashtëzakonshme dhe të zbulojnë shijet dhe aromat e tyre të dallueshme.